Ne ndeshjen e se shtunes ndaj Partizanit ai shenoi golin e vetem te ndeshjes, i cili i dha fitoren 1-0 Vllaznia U19, qe me kete trepikesh u shkeput edhe me shume ne krye te tabeles se renditjes.

Klajti Halili beri serish ate qe kerkohet prej tij: Ta dergoje topin ne rrjetat e portave kundershtare dhe ky ndaj Partizanit ishte i 11-ti rast qe e ben kete kampionat dhe si rrjedhoje eshte ne krye te renditjes te golashenuesve me te mire te kampionatit.

Vete Halili ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” pas kesaj ndeshje eshte shprehur: “Ishte nje gol qe rezultoi i vlefshem per kete ndeshje sepse na dha fitoren ndaj Partizanit, por une shpresoj qe edhe ne ndeshjet e ardhshme te bej gjera te mira.

Kam shenuar 11 gola deri tani dhe jam shume i kenaqur me kete ecuri, por me ndihmen e Zotit shpresoj qe te vazhdoj serish ne kete rruge edhe ne te ardhmen, per ta ndihmuar sa me shume ekipin tim”.

Te plote prononcimin e futbollistit Klajti Halili mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: