Ndodhet prej 6 vitesh ne Shqiperi, vend ku ka nisur tashme edhe nje jete te re, por sulmuesi nga Guinea vetem tek Basania duket se ka gjetur veten dhe mbi te gjitha po shijon edhe suksesin. E kemi fjalen per futbollistin 26 vjeçar Pedro Aboubacar Soumah.

Ai ka luajtur me Beselidhjen fillimisht ne kategorine e pare dhe me pas edhe me Shkumbinin dhe Bulqizen nderkohe qe prej janarit te ketij viti i eshte bashkuar Basanias duke e ndihmuar ate me lojen dhe golat e tij per te arritur objektivin, ngjitjen ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar.

Edhe ne ndeshjen e fundit te kampionatit, ate ndaj Arnises, Soumah arriti te jete vendimtar sepse shenoi golin me te rendesishem ndoshta te karrieres se tij, ate qe i dha fitoren 2-1 Basanias duke e ndihmuar kesisoj te arrije objektivin e saj. Nderkohe ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” ai do te shprehej:

“Goli në fund të ndeshjes na coi në Kategorinë e Dytë. Kemi një presidencë dhe një staf shumë të mirë. Kam provuar të luaj edhe te ekipet e tjera, por ka shumë emocione te Basania, pasi është një ekip me lojtarë shumë të fortë, djem që e ndihmojnë njëri-tjetrin. Shpresoj të fitojmë edhe kupën në ndeshjen finale”.

Te plote prononcimin e futbollistit Pedro Soumah mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: