Kapiteni i kombetares U15 te Shqiperise Majkol Luka ka shenuar nje gol shume te bukur ne ndeshjen e djeshme ndaj Ascolit te vlefshme per kampionatin e Seria A te kesaj grupmoshe. Per me teper ky gol merr edhe me shume vlera sepse ka qene i vetmi i ndeshjes duke i dhene nje fitore me shume vlere skuadres viole.

Ka qene minuta e 51-te e ndeshjes kur ai merr nje top nga e majta, fare prane mesfushes, galopon me te ne kembe dhe nga nje distance prej 23-24 metrash gjuan fort me te djathten duke e derguar topin ne rrjete, pavaresisht perpjekjeve te portierit kundershtar.

Nje gol me shume vlere qe i dha fitoren 1-0 Fiorentines e cila merr nje tjeter trepikesh me te cilin konsolidon edhe me shume pozitat ne vendin e dyte te renditjes.

Luka eshte nje sulmues shtatelarte i cili dallohet jo vetem per lojen me koke, por edhe ka nje goditje shume te forte me kembe, siç ishte rasti i golit te djeshem. Tek Fiorentina e vleresojne shume talentin e ketij futbollisti dhe jo me kot vitin e kaluar kane firmosur nje kontrate me te qe do ta mbaje te lidhur me kete klub deri ne vitin 2017.

Njekohesisht, Majkol Luka eshte pjese e rendesishme edhe e kombetares U15 te Shqiperise ku madje mban edhe shiritin e kapitenit te saj. Nje element tek i cili stafi i ekipeve tona kombetare beson shume duke e konsideruar ate si sulmuesin e se ardhmes per fanellen kuqeblu.
Gjergj KOLA