Gabriel Zhesus, sulmuesi i Brazilit, ishte protagonisti kryesor i finales së djeshme ndaj Perusë, e cila përfundoi me rezultatin 3-1.

Ai shënoi golin e dytë dhe asistoi në golin e parë të skuadrës së tij. Por, në minutën e 70-të të takimit ai u ndëshkua me karton të kuq dhe la Brazilin me 10 lojtarë.

Ai e kontestoi ashpër vendimin e gjyqtarit, por kjo nuk ndryshoi gjë. Ylli i Sitit në shkallët që të çojnë në dhomat e zhveshjes shpërtheu në lot dhe gjendja e tij nuk ishte shumë e mirë.

Madje duke shkuar në dhomat e zhveshjes, ai ka goditur kabinën e VAR-it nga nervat, pasi teknologja nuk mori vendimin që ai dëshironte.