Jo vetem Heldi Valikaj. Shkodra dhe Shqiperia kane edhe nje tjeter medalist Ballkani. Ajo eshte Erisa Rrasa e cila ne garen e sotme eshte renditur e treta dhe ka merituar medaljen e argjendte ne Kampionati Ballkanik U20 qe u zhvillua ne Stamboll te Turqise.

Erisa eshte vetem 16 vjeçe dhe ndonese ka konkurruar me sportiste me moshe me te madhe, eshte shfaqur si e barabarte ne pedanen e kercimit. Ajo ka rregjistruar hedhjen e saj me te mire ne distancen 5.79 metra.

Kuptohet qe sportistja e Klubit Vllaznia eshte ne progras te vazhdueshem dhe e ardhmja me siguri qe do te flase per te. Trajneri i saj Vildan Tufi ka kohe qe flet me superlativa per kete atlete duke e konsideruar kampionen dhe rekordmenen e ardhshme te atletikes shkodrane.

Medalja e bronzit qe Erisa Rrasa ka marre sonte ne Stamboll eshte treguesi me i mire per kete, megjithate me siguri qe shume shpejt do te kemi te tjera medalje, madje edhe ari prej saj.

Ne kete menyre, eshte mbyllur kampioni ballkanik U20 dhe dy medaljet e vetme per Shqiperine, jane ato te atleteve te Vllaznise Heldi Valikaj dhe Erisa Rrasa. Nje tregues ky se te Vllaznia nuk punohet vetem per tituj kampione e trofe, por per medalje europiane!