Ardit Hoxhaj humbi dy ndeshjet e para të Superligës me Vllazninë për shkak dëmtimi. Sulmuesi vlonjat vuante nga një dëmtim, ndërsa tani çdo gjë është lënë pas dhe Hoxhaj është rikuperuar totalisht

Sezonin e kaluar, vlonjati ishte një nga lojtarët më të mirë te skuadra shkodrane e tashmë do të tentojë të fitojë vendin e titullarit duke parë që reparti i sulmit është mbipopulluar.

Vllaznia do të luajë ditën e mërkurë ndaj Labërisë dhe për Hoxhajn mund të ketë disa minuta në mënyrë që ndaj Partizanit të jetë edhe më në formë.

Vllaznia do të ketë një tjetër ndeshje delikate në kampionat, ndërsa trajneri Brdariç ka luksin e zgjedhjeve në skuadër. Perpos Hoxhajt, edhe Gjurgjeviç eshte rikuperuar tashme dhe madje luajti edhe disa minuta ne ndeshjen e kaluar ndaj Teutes.

I vetmi futbollist te Vllaznia qe vazhdon te jete ne infermieri, eshte mbrojtesi Darko Bulatoviç qe te paktene dhe 2-3 jave do t’i mungoje kuqebluve per shkak te demtimit te tij.