Vllaznia pas 4 javesh vuajtje, sot eshte rikthyer te fitoje. Ndaj Kastriotit ne Kamez ne fakt ka marre nje fitore te veshtire e cila erdhi vetem ne minuten e 76-te pas 11-metershit te kthyer ne gol nga Latifi.
Por ajo qe duhet thene eshte se edhe ne kete ndeshje, ata qe kane spikatur kane qene tifozet e Vllaznise. Te vendosur ne tribunen ne te djathte te tribunes qendrore, ata pergjate gjithe 90 minutave kane mbeshtetur fuqimisht kuqeblute ne fushen e lojes.
Duhet thene se me organizimin e bere se fundi nga ana e tyre, tashme Vllaznia ka ne force me shume dhe padyshim qe tifozet po e luajne rolin e tyre ashtu si duhet.
Prania e tyre ne shkallet e çdo stadiumi te Shqiperise eshte nje motiv me shume qe futbollistet te japin me te miren e tyre dhe nje gje e tille pritet te jape frutet e veta ne rezultatet e skuadres edhe ne ndeshjet e ardhshme,
Ne videone meposhtme kemi shkeputur disa pjese nga momentet e mbeshtetjes qe tifozet shkodrane i kane bere ekipit te Vllaznsie ne ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit./SHKODRA-SPORT.COM/