Presidenti i Tiranës, Refil Halili, foli pas triumfit 4-0 ndaj Kukësit. Në një prononcim për mediat, menjëherë pas duelit me verilindorët, numri 1 i bardhebluve deklaroi:

“Kam shumë gjëra për të thënë, por kryesorja është që duhet të falenderojmë skuadrën për çka bërë sot. Një ndeshje e mrekullueshme! Shpresoj të jenë kënaqur edhe dashamirësit, tifozët tanë në veçanti.

Ku i falënderoj për përkrahjen që i bëjnë skuadrës edhe në ditë të vështira, siç janë këto ditët e ftohta. Falenderoj edhe stafin, është një harmoni, një gjë shumë e mirë. Mos harrojmë që aty brenda përveç trajnerëve kemi Vangjelin, Osmanin, Gent Muçen, Ilion Likën, një grup i shkëlqyer. Ka një harmoni të shkëlqyer. Shpresoj të na ruaj Zoti dhe të ecim përpara.

E rëndësishme është të fitosh. Gjë shumë e mirë që jemi para me pikë. Janë edhe 2 faza të tjera. Nuk mund të themi që çdo gjë ka mbaruar. Është shumë larg. Skuadra të tregojë vlerat e vërteta. Zgjidhje e shkëlqyer e ndeshjes.

Luajti skuadra mirë, nuk kemi çfarë themi. Jemi mirë si grup dhe si ekip. Shpresoj të ecim përpara. Sot kemi dalë ekipi që kemi shënuar më shumë gola në kampionat. Jemi të interesuar gjithmonë që të bëjmë më të mirën”, u shpreh Halili.