Çelsi ka pësuar humbjen e parë sot me Totenhem, me këta të fundit që kanë triumfuar pastër 3-1 në shtëpi. Skuadra e Sarrit u shfaq pafuqishme ndaj Herri Kejn me shokë, të cilët e nisën mirë që në fillim.

Fillimisht ishte Dele Ali që realizoi vetëm 8 minuta pasi kishte nisur ndeshja. 22-vjeçari devijoi topin pas një harkimi nga Eriksen, i cili ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimin. Më pas ishte Kejn që realizoi një “perlë” të vërtetë, pasi godit nga një distancë e konsiderueshme e la të shtangur portierin mik.

Goli i tretë mbajti firmën koreano-jugorit Son, i cili bëri gjithçka mirë që nga mesi i fushës deri në zonën e londinezëve, të cilët nuk arritën që ta ndalnin lojtarin e “Spurs”. 5 minuta para fundit kishte vend dhe për një gol të Zhiru, por ishte vonë që skuadra ne Sarrit të tentonte ndonjë mrekulli.

Një sukses me shumë vlerë për Totenhemin, i cili kalon në renditje pikërisht Çelsin, duke arritur në kuotën e 30 pikëve, vetëm 5 më pak se Siti kryesues dhe 3 më pak se Liverpuli.