Juventus më mirë se …. Juventus. Skuadra bardhezi, me 37 pikët e hipotekuara në përfundim të 13 ndeshjeve të parë në kampionatin italian të Seria A, me 12 fitore dhe 1 barazim, ka vendosur një rekord absolut në Itali. Edhe rekordin e mëparshëm ishte sërish vetë skuadra e Juventus që e mbante, me startin e regjistruar në sezonin 2005-06, që asaj kohe, nën drejtimin e Capello numëronte 36 pikë në 13 javë, me 12 fitore dhe 1 humbje.

Një rekord ky që i shtohet atij të vendosur nga portugezi, pesë herë fitues i troufeut të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, që me golin e shënuar ndaj SPAL, në fitoren me rezultatin 2-0, veç avantazhit që i dha bardhezinjve, shënoi emrin e tij në historinë e Juventus. CR7 shënoi golin e tij të 9 në Seria A në 13 ndeshjet e para, askush më parë që nga sezoni 1967-68 nuk e kishte bërë këtë për Zonjën e Vjetër, që nga koha e Pietro Anastasi.

2018-19 Juventus [12–1-0]
2005-06 Juventus [12-0-1]
1949-50 Juventus [11-2-0]
2017-18 Napoli [11-2-0]
1950-51 Inter [11-1-1]
1954-55 Milan [11-1-1]
1976-77 Juventus [11-1-1]
2013-14 Juventus [11-1-1]
2014-15 Juventus [11-1-1]
2016-17 Juventus [11-0-2]
1964-65 Milan [10-3-0]
1988-89 Inter [10-3-0]
2002-03 Roma [10-3-0]
2006-07 Inter [10-3-0]
2013-14 Roma [10-3-0]
2017-18 Inter [10-3-0]