Vllaznia në basketboll për femra mundi 88-69 Elbasanin në Shkodër, ndeshje e vlefshme për javën e 7-të të Kampionatit Kombëtar, Grupi A. Sukses që ngjit ekipin shkodran të trajnerit Gjeçaj në vendin e dytë të renditjes, një surprizë e vërtetë e këtij sezoni.

Ndeshja e luajtur në “Qazim Dervishi” ishte një formalitet për basketbollistet vendase, që patën epërsi gjatë gjithë kohës, duke luajtur shpejt dhe ishin më të sakta poshtë koshit.

Ata kane udhehequr gjate gjithe kohes ndeshjen duke thelluar gjithnje e me shume rezultatin dhe kjo i ka dhene mundesin stafit teknik qe ne perioden e fundit te aktivizonte te gjithe stolin.

Për vendaset ky është suksesi i pestë sezonal, duke qenë ndjekëset më të afërta të Sh.K.B. Tiranës, ndërsa për Elbasanin vjen humbja e shtatë, që mbyll renditjen ende pa asnjë fitore.

Vllaznia ne kete menyre duket e tjetersuar kete kampionat dhe tashme e ka arritur objektivin e saj per te qene ne play-off megjithate pretendimet e saj jane per me shume.
www.shkodrasport.com