Të dielën do të luajnë një ndeshje të rëndësishme për kampionat ndaj Kamzës, por basketbollistët e Vllaznisë para stërvitjes së sotme kanë gjetur kohë të mendojnë edhe për diçka të veçantë. Të vendosur të gjithë sëbashku para një fotografi, ato kanë pozuar me flamurin shqiptar dhe në këtë foto përveç basketbollistëve shkodranë janë edhe tre amerikanët si dhe trajneri kroat Plantak.

Një foto të tillë e kanë postuar më pas në faqen e tyre në facebook duke shkruar: “GEZUAR FESTEN E FLAMURIT. Nga ekipi juaj i zemres Vllaznia”. Një gjest i bukur i basketbollistëve shkodranë të cilët gjejnë kohë edhe të urojnë këtë festë të gjithë sportdashësit shkodranë dhe më gjerë.

Pasi kanë bërë këtë foto, ata më pas i janë drejtuar parketit të “Qazim Dervishit” për të zhvilluar seancën e rradhës dhe për të vijuar përgatitjet për ndeshjen shumë të rëndësishme të së dielës ndaj Kamza Basket.
© shkodrasport.com