Festa e Pavarësisë së Shqipërisë padyshim që ka ngjallur tek të gjithë shqiptarët ndjenjën e nacionalizmit dhe secili është mundur ta tregojë atë duke u veshur kuqezi, duke bërë shqiponjën apo dhe në mënyra të tjera.

Por futbollistja e njohur shkodrane Uendi Muja ka zgjedhur një mënyrë origjinale. Me një foto të bërë diku në një varkë në një peisazh fantastik, ajo ka bërë shenjën e shqiponjës por ajo që të bën përshtypje është mënyra e veshjes së saj.

Ndonëse temperaturat kanë filluar të bien në Shqipëri, për të jo. Të paktën për gjysmën e trupit që e ka të zhveshur. Një foto që ajo e ka shpërndarë në profilin e saj në instagram dhe që ka marrë vëmendjen e qindra ndjekësve të saj. Në fakt, ia vlen ta shohësh këtë foto.