Ditën e djeshme është luajtur një ndeshje e Kupës së Kosovës në mes ekipit të Drenicës dhe Prishtinës. Koha e rregullt por edhe shtesa e saj, nuk kanë dhuruar gola për asnjërin ekip. Në këtë mënyrë, të dy ekipet i janë drejtuar gjuajtjes së 11-metërshave.

Duhet thënë se një nga penalltitë për ekipin e Drenicës i është besuar edhe mbrojtësit shkodran Arsen Sykaj që për të dytin vit me rradhë është pjesë e tij. Interesant është fakti se Sykaj jo vetëm ka shënuar por ekzekutimi i këtij 11-metërshi është shumë i veçantë.

Ai ka ekzekutuar në formë “panenka” teksa e ka hedhur portierin e Prishtinës në njërin krah dhe e ka dërguar topin me shumë qetësi në qendër të portës. Gjithsesi, goli i tij nuk i ka mjaftuar Drenicës për ta fituar ndeshjen sepse ka qenë Prishtina ajo që ka triumfuar pas gjuajtjes së 11-metërshave me rezultatin 5-4.
© shkodrasport.com