Pas shume perpjekjesh, me ne fund Vllaznia e volejbollit te meshkujve ka arritur te futet ne merkato dhe te perforcohet me nje volejbollist kanadez. Pasditen e sotme ai ka bere edhe stervitjen e pare me ekipin teksa po behet çmos per ta federuar ne menyre qe ai te mund te luaje diten e premte ndaj Partizanit.

Ne lidhje me kete perforcim, ka dhene nje prononcim per mediat trajneri i ketij ekipi Artan Kalaja i cili ne fjalen e tij e ka pranuar se tashme Vllaznia eshte me e forte dhe prandaj eshte shprehur:

“Kemi kohë që po kërkojmë për lojtarë dhe më në fund u bë e mundur të sjellim një lojtar të huaj te Vllaznia. Ai ka filluar stërvitjen. Shpresojmë të jetë në formën më të mirë të tij. Sigurisht që është një pikë shtesë për skuadrën. Lojtari që ka ardhur është nga Kanadaja dhe luan në rolin e diagonalistit.

Kuptohet që do ta shohim në stërvitje për të parë gjendjen dhe nivelin e tij, por unë jam i bindur se kemi një skuadër mjaft të mirë, kemi bazën, e formuar kryesisht nga lojtarë shkodranë.

Kështu shpresoj të arrijmë objektivat që kemi. Shpresojmë që ditën e premte ta kemi lojtarin e ri në lojë. Ndaj Partizanit do të jetë shumë e vështirë, është një skuadër e përforcuar me tre lojtarë të huaj, por gjithsesi nuk na frikësojnë. Unë kam besim te lojtarët e mi”./SHKODRA-SPORT.COM/