Vllaznia e volejbollit te meshkujve me te gjithe sportistet shkodrane, me perjashtim te kanadezit Dube, jo vetem qe nuk “u tremb” nga kater brazilianet e Studentit, por arriti ta munde kete skuader dhe te kualifikohet per ne gjysmefinale te kampionatit ku do te ndeshet me Partizanin.

Padyshim qe trajneri Artan Kalaja eshte pare te jete tejet i entuziasmuar pas suksesit ne ndeshjen e trete qe solli edhe kualifikimin per ne katershe dhe kete gje e ka shprehur edhe ne prononcimin e tij te dhene per gazeta “Shkodra Sport” ku eshte shprehur:

“Ishte nje fitore e veshtire, por shume e merituar sepse kishim perballe nje skuader me nivel. Loja u be e bukur, aq me teper behet e bukur edhe kur fiton. Prandaj dua t’i falenderoj djemte sepse luftuan me shpirt sepse nga situata negative i kthyen ne pozitive si ne setin e pare ashtu edhe ne te tretin.

Kjo tregon se ata kane shpirt, kane deshire dhe si rrjedhoje ia dolem. Per kete sezon objektivi eshte arritur, por ne jemi duke pare edhe per sezonin tjeter. Ndoshta do shohim mundesine edhe te perforcohemi, por tani duhet te mendojme per sfiden e se premtes ndaj Partizanit ne Tiranes. Eshte nder skuadrat me te mira te kampionatit, nuk ka asnje humbje ende ne kampionat, por gjithsesi une mendoj se ndaj ketij kundershtari do te nxjerrim lojera te bukura”.

Te plote prononcimin e trajnerit Artan Kalaja mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: