Korça keto vitet e fundit eshte kthyer ne kryeqendren e volejbollit te femrave te Shqiperise. Investimi i bere, menyra e funksionimit dhe mbi te gjitha mbushja e pallatit te sportit sa here qe luan Skenderbeu, kane bere qe kjo skuader te meritoje respektin dhe vemendjen e te gjitheve.
Megjithate trajneri Orlando Koja mendon se kjo situate qe po kalon volejbolli dhe i gjithe sporti, ka krijuar jo pak probleme per ekipet e rretheve sidomos dhe prandaj duhet nje bashkepunim i mire i ketyre ekipeve, per te arritur tek suksesi.
“Ne kete periudhe zhvillimi te Shqiperise, rrethet kane shume veshtiresi. Akumulimi i popullsise, por edhe i parave ne Tirane na penalizon. Megjithate ne po mundohemi te krijojme nje shkolle volejbolli dhe jo vetem me lojtare te huaja, por edhe me shqiptare, lojtare te reja.
Sigurisht qe edhe bashkepunimi me Shkodren eshte i vlefshem, ne kemi nje shkodrane ne rradhet tona. Une mendoj se bashkepunimi i rretheve me njeri- tjetrin eshte i vetmi shpetim per ne “periferite” e sportit”- eshte shprehur trajneri i Skenderbeut Orlando Koja./www.shkodrasport.com/