Nese do t’ua kishin lene vete shkodraneve per ta zgjedhur me doren e tyre shortin, kuptohet qe nuk do t’i kishin dashur te tre keto skuadra ne grup, si Çelsin, ashtu edhe PSG e Real Madrid. Nje short “bombe” i cili do te sjelle ne Shkoder keto gjigande te futbollit europian e boteror.

Pas hedhjes se shortit, ka dhene nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” edhe tekniku Nikolin Leka. Sipas tij nuk kishte si te ishte me i veshtire, por padyshim qe edhe ndaj tyre Vllaznia do te mundohet te jape maksimumin e saj.

“Padiskutim një short bombë. Nuk kishte si të ishte më i vështirë, por gjithsesi nuk mund të gjesh ekipe të lehta në këto nivele. Pavarësisht kësaj, ne do të bëjmë maksimumin dhe të marrim më të mirën e mundshme.

Kjo është një gjë mjaft pozitive, pasi ekipet më elitare të botës do të vijnë të luajnë në stadiumin tonë, në qytetin tonë, e sigurisht për ne, e padyshim për publikun, do të jetë një kënaqësi. Ne do të bëjmë maksimumin tonë”- eshte shprehur trajneri Leka.

Te plote prnoncimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: