Vllaznia e femrave do te luaje mbremjen e neserme ndeshjen e fundit ne shtepi te vlefshme per fazen e grupeve te “UEFA Women’s Champins League”. Ajo do te prese ne “Loro Boriçi” ekipin e Çelsit te Londres, ne takimin qe do te nise ne oren 18.45.

Ne prag te kesaj ndeshje, trajneri Nikolin Leka ne konferencen e zakonshme per shtyp, eshte shprehur se sfida eshte shume e veshtire megjithate skuadra shkodrane do te mundohet te beje me te miren e saj ne fushen e lojes.

“Padiskutim që është një sfidë shumë e vështirë, pasi të gjithë i dini diferencat midis ekipeve, por jemi munduar të punojmë bashk me vajzat dhe besoj që do të bëjmë një paraqitje të mirë. Cdo ndeshje mundohemi te eleminojmë gabimet e ndeshjeve të mëparshme. Që pas ndeshjes me Celsin, vajzat kanë luajtur shumë më mirë dhe mendoj se dhe këtë ndeshje do të bëjmë një paraqitje shumë të mirë.

Padiskutim që Celsi është jo vetëm skuadra më e fortë e grupit, por edhe ndër më të fortat në Europë. Do mundohemi të eleminojmë gabimet tona, në mënyrë që ta kemi më të lehtë ndaj Celsit. Skuadra nuk është e plotë, kemi dëmtime, por do ta shohim nesër me stafin mjeksor nëse do të jenë në gjendje të luajnë apo jo.

Natyrisht, mund të them se me këto rezultate i kemi ‘zhgënjuar’ tifozat, por nuk mund të bëjmë më shumë, duke ditur diferencat midis ekipeve. Ju kërkojmë falje për këto rezultate. Dua t’i falenderoj për të gjithë kontributin e dhënë për ekipin tonë. I mirëpresim të gjithë nesër në stadium, pasi është dhe ndeshja e fundit në shtëpi”.

Te plote prononcimin e trajnerit Nikolin Leka mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: