Vllaznia e volejbollit te femrave e ka nisur me fitore pjesmarrjen e saj ne Ligen “Gjergj Kastrioti” teksa ka mundur me rezultatin 3-1 ekipin Drita te Gjilanit, ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Duke folur per “Shkodra Sport” pas ndeshjes, trajneri Besnik Lisha eshte shfaqur shume i lumtur dhe si rrjedhoje eshte shprehur: “Gjithmone kur fitohet eshte nje kenaqesi e veçante. Plus qe ne njefare punet, paguhet edhe puna qe ben. Ua kam thene edhe vajzave se puna nuk humb kurre.

Dikur ajo do ta jape efektin e vet. Eshte merita e ketyre vajzave ky sukses, edhe e vajzave te reja qe kane ardh, sidomos e Zhivanit e cila ka shume eksperince dhe na ka munguar. Perveç saj edhe te gjithe vajzat e tjera kane shkelqyer ne kete ndeshje dhe kane merite te fitorja.

Me duhet ta pranoj se Drita ishte nje ekip shume i mire, shume me i organizuar se Vllaznia, por ne ia dolem dhe duhet te fitojme eksperience prej tyre. Çfare synon Vllaznia ne Ligen “Gjergj Kastrioti”? Ne duam t’i marrim te gjitha.

Me beso, i duam te gjitha. Do luftojme per kampionat, per Kupen e Shqiperise, per Ligen “Gjergj Kastrioti”. Gara tani bahet serioze dhe ne jemi shume afer, prandaj duhet te tentojme te fitojme”.

Te plote prononcimin e trajnerit Besnik Lisha dhene pas ndeshjes se sotme ndaj Drites se Gjilanit, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: