“Kjo periudhe pushimi na ka sherbyer per mire sepse patem nje periudhe te ngarkuar me perpara dhe keto dy jave i dhame freskine e duhur lojtareve. Fokusi sigurisht qe eshte ndeshja e rradhes, ajo qe do te luajme neser ndaj Erzenit. Kemi te bejme me nje kundershtare te veshtire.

Jo vetem ne Kupe na e beri te veshtire kualifikimin dhe madje na u desh shtesa qe ta sigurojme ate, por edhe ne ndeshjet e tjera kemi fituar me nje gol. Kjo na ben te kuptojme se çdo kundershtar eshte i veshtire por ne jemi te vendosur per t’u futur ne fushen e lojes dhe per te fituar neser ndaj Erzenit.

Na pret nje periudhe e ngjeshur ndeshjes dhe ne mos gaboj ne 45 dite do te zhvillojme diku te 12 ndeshjet. Kjo kerkon nje pergatitje shume te mire ne te gjitha drejtimet dhe padiskutim qe objektivi jone do te jete per te tentuar ne te dy fronte”- eshte shprehur trajneri i Vllaznise Qatip Osmani.

Te plote prononcimin e numrit 1 te pankines shkodrane mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: