“Vllaznia nuk shkon per te luajtur ndaj Partizanit dhe per t’u mbrojtur, por do te beje nje futboll sulmues dhe per te kerkuar fitoren”- keshtu eshte shprehur trajneri i saj Qatip Osmani ne konferencen e shtypit te kesaj pragndeshje. Ai i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve duke theksuar edhe njehere tjeter se paraqitja ndaj Erzenit nuk tregon gjendjen reale te skuadres.
“Do te mundohemi te ndryshojme diçka neser sepse edhe ndeshja e fundit na tregoi disa mungesa. Gjate ketyre tre diteve kemi punuar ne ate drejtim, per t’i eliminuar ato gabime qe patem ndaj Erzenit. Une mendoj se atmosfera ne ekip eshte kthyer dhe jemi te gatshem per kete ndeshje, ndonese behet fjale per nje perballje me skuadren kampione te vendit.
Partizani i ka fituar pese ndeshjet e fundit dhe ka vetebesim, por edhe ne kemi kualitetet tona per te zhvilluar nje ndeshje te mire dhe per nje rezultat pozitiv. Ndoshta nuk eshte shprehja e duhur per te thene qe skuadres i kishte munguar besimi, por mendoj se futbollistet nuk kane patur vetebesimin e duhur si individe dhe kjo shkakton probleme tek loja e skuadres.
Neser ndoshta do te bejme edhe nje ndryshim ne sistemin e lojes dhe po ashtu edhe me aktivizimin e ndonje lojtari tjeter per te cilin mendojme se per momentin mund te jape me shume se te tjeret. Gjate ketyre tre diteve kemi punuar shume edhe ne aspektin psikologjik me futbollistet.
Nga sa kam pare keto dite, Vllaznia eshte nje ekip qe deshiron te sulmoje. Megjithate duhet te bejme kujdes ndaj Partizanit, por jo per te zhvilluar ndonje loje mbrojtese sepse mendoj qe edhe filozofia e klubit kjo eshte. Ne deshirojme fitore ndaj Partizanit, pavaresisht se luajme ndaj nje skuadre te mire, megjithate ne do te luajme per te shenuar nje gol me shume se kundershtari”- eshte shprehur trajneri Osmani.
Te plote prononcimin e numrit 1 te pankines se Vllaznise, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: