Pas 5 javesh kampionat, Laçi U19 kryeson me merite renditjen e kampionatit dhe per shumekend ndoshta eshte paksa çudi kjo gje, por jo per trajnerin e tij, Arber Shytani. Shkodrani i cili ka marre drejtimin e ketij ekipi gjate veres se shkuar, eshte shume i kenaqur me ate se çfare po shfaq ne fushe ekipi.

“Une jam ne krye te ketij ekipi, fale nje bashkepunimi ne mes klubit te Laçit me president Pashk Lasken dhe atij te Akademise “Djelmnia Shkodrane” Benardin Kulla. Fale kesaj marreveshje, une dhe 7 futbolliste te “Djelmnise” i jemi bashkangjitur ketij ekipi.

Me duhet ta them se perpos futbollisteve shkodrane, tek Laçi U19 ka nje perzgjedhje elementesh deri ne Tirane dhe si rrjedhoje eshte krijuar nje ansambel shume i mire, i cili e ka shfaqur edhe ne fushen e lojes ndaj te gjithe kundershtareve dhe si rrjedhoje jemi per momentin ne vendin e pare te renditjes.

Kuptohet qe synimi nuk eshte vendi i pare dhe kampionatizmi, por te pergatisim lojtare sa me cilesore per ekipin e pare dhe ne fakt duhet pranuar se tek Laçi ka nje vemendje me te madhe per elementin e ri. Kjo eshte diçka shume pozitive dhe ate shembull kane filluar ta ndjekin edhe ekipet e tjera.

Nderkohe qe ne aspektin personal, do ta quaja nje eksperience pozitive, nje pervoje ndryshe sepse drejtimi i nje ekipi U19 ne Superiore ka nje tjeter pergjegjesi sepse eshte vetem nje shkalle larg ekipit te pare, gje qe eshte e rendesishme edhe per nje trajner per te kuptuar me mire se si funksionon nje skuader qe nga mosha eshte gati si ekipi i pare”- eshte shprehur Shytani.

Prononcimin e plote te ketij trajneri do te mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: