Pasditen e djeshme, ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres, u luajt ndeshja e volejbollit per femra, Vllaznia-Barleti Volley, takim ky i vlefshem per fazen e play-off te kampionatit kombetar. Volejbollistet kuqeblu bene nje paraqitje pozitive duhet thene, teksa fituan me rezultatin e ngushte 3-2.
Ne prononcimin e dhene per “Shkodra Sport”, trajneri i Vllaznise ne volejboll per femra, Dorjan Tafa, shprehet i kenaqur me performancen e skuadres se tij, ndersa shpreson se do te kene sukses edhe ne ndeshjen e kthimit ne Tirane. Tafa u shpreh se kjo fitore ne Shkoder ishte shume e rendesishme, ndersa theksoi se ekipi qe ai drejton ka pasur ngritje ne cilesine e lojes cdo ndeshje e me teper.
“E rendesishme eshte qe fituam. Kjo na lumturon dhe na ndihmon per moralin e ekipit dhe sic e shikoni, ekipi per cdo ndeshje ka pasur ngritje. Fatkeqesisht, ndeshjen e kampionatit e humbem me Barletin dhe besoj rikuperuam me kete ndeshjen e play-off, qe eshte ndeshja e pare.
Normalisht qe, edhe vajzat kane emocione dhe nuk na funksionuan as disa vendosje te mbrojtjes, sic e shikuat edhe ju. Na penalizuan shume mungesat dhe mendoj qe ne setin e katert dhe te peste qe ishin me te rendesishem, i rikuperuam dhe u vendosem me mire ne mbrojtje. Poashtu, ishim mire edhe ne sherbim dhe luftuam fort edhe aty dhe rezultoi pozitive.
Per qejfin tone, ne e mbyllim kete kapitull direkt qe ne Tirane dhe vazhdojme direkt me ekipin e pare qe eshte Partizani, nje rival shume i forte, por per ne eshte shume e rendesishme te arrijme te kapim ate ndeshje.
Zhivani nuk eshte se ishte vendimtare vetem ne kete ndeshje, por jane shume ndeshje. Megjithate, nuk mund te heq edhe meritat pjesen e volejbollisteve te tjera qe kane kontributin e tyre, sepse volejbolli eshte sport kolektiv dhe luhet te gjithe se bashku. Zhivani eshte volejbollistja me me eksperience, kreu detyren e saj dhe eshte per t’u pergezuar, por une them qe jane per t’u pergezuar edhe te gjitha vajzat tjera, sepse bashkepunuan te gjitha ne menyre perfekte dhe luftuan deri ne setin e fundit, pra ne setin e peste.
Une nuk mund te bej dallime per kete ndeshje, sepse luftuam te gjithe bashke. Luftuan te gjithe vajzat e stolit, sic e pate edhe ju. Ne kemi nje stol te reduktuar, por luajten te gjitha duke plotesuar nje “puzzle”.
Mangesi ne stolin e rezervave? Une keshtu e kam marre qysh ne dhjetor, kur kam kaluar trajner i pare. Keshtu do e cojme deri ne fund dhe besoj se do te ndihemi krenar per keto qe kane arritur keto vajza. Jemi te lumtur dhe mendojme pozitivisht per te ardhmen e tyre. Ne keto vajza qe i prodhojme ne Shkoder duhet t’i mbajme ketu. Mos t’i lejojme qe te na ikin dhe t’i krijojme mundesite t’i mbajme ne Shkoder, sepse jane me te vertete te talentuara.
Cdokush do qe te fitoje. Poashtu, edhe ne duam ta mbyllim ne Tirane, por ata jane shume ekip i mire dhe i kompletuar. E tregojne vete rezultatet, pasi ne humbem ndaj tyre 3-0 ne kampionat dhe tashme fituam 3-2. Keshtu qe, ata jane rivalet tone direkt, sic e kam theksuar edhe here te tjera. Ato jane rivalet tone direkte qe ne duhet te luftojme me ato dhe besoj duhet t’ia dalim qe ne play-off te luajme me ekipin e Partizanit”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Vllaznise ne volejboll per femra, Dorjan Tafa.
Maringlen ZHIVANI