Bylisi do te udhetoje me mungesa drejt Shkodres per sfiden qe do te luajne diten e sotme ndaj Vllaznise, per javen e 27-te te Abissnet Superiore. Ne dispozicion te trajnerit Naxhi Shensoj pritet te mos jene tre futbolliste mjaft te rendesishem per organiken e tij.

Keshtu, fjala eshte per Esquerdinha, Beji Anthony dhe Felipe Souza. I pari do te mungoje per arsye kartonesh, ndersa dy te tjeret jane te demtuar dhe per pasoje, nuk do te mund ta ndihmojne skuadren e tyre ne Shkoder diten e sotme.

Gjithsesi, objektivi i Bylisit eshte qe te mos dale pa pike diten e sotme nga stadiumi “Loro Borici”. Nje optimizem i tille ne kampin ballshiot vjen edhe nga nje organike e zgjeruar qe ato kane ne dispozicion.

Nga sa behet e ditur, Bylisi pritet te luaje me disa ndryshime ne formacion nga sfida e fundit ndaj Tiranes. Me skemen 4-2-3-1, si zakonisht, ne porte do te jete gardiani i perhershem i tyre Aldo Teqja.

Nderkohe, Trumci pritet te jete ne te djathte dhe Adili te luaje krah kapitenit Janku ne qender. Ne anen tjeter, Vangjel Zguro, nje futbollist i “preferuar” nga tifozet e Vllaznise, eshte i palevizshem si zakonisht.

Ne mesfushe, Macolli dhe Lorran perpara mbrojtjes priten titullare. Nderkohe, Shensoj pritet t’i besoje Santos, Rucit dhe Qardakut pas pykes se sulmit, i cili do te jete Abu Danladi, nje sulmues ganez i afruar se fundmi tek Bylis.

Edhe pse, ballshiotet jane ne pozita te veshtira dhe ne rrezik serioz per renien nga kategoria, sipas presidences se Bylisit, gara per mbijetese eshte e hapur dhe ne loje jane ende edhe 30-pike, c’ka do te thote se ata do te synojne qe te ngjiten ne renditje, duke qene se edhe diferenca me ekipet rivale nuk eshte e pa rikuperueshme.

Bylis ka besim ngjitja ne renditje do te nise perballe Vllaznise ne “Loro Borici”, aty ku ata shpresojne te bejne me te miren e tyre, ashtu sic e kane bere jo pak here edhe gjate periudhes se fundit. /Maringlen ZHIVANI/

Formacioni i mundshem i Bylis (4-2-3-1): Teqja, Trumci, Adili, Janku, Zguro, Macolli, Lorran, Santos, Ruci, Qardaku, Danladi Tr: Naxhi Shensoj