Boksieret shkodrane Nelson Hysa dhe Armando Grishaj do te zbresin mesditen e neserme ne ringun e Podgorices per te zhvilluar ndeshjet e tyre te rradhes ne boksin profesionist. Kuptohet qe vemendja me e madhe eshte e perqendruar tek boksieri i peshave te renda Hysa i cili do te garoje neser per nje tjeter titull te rendesishem boteror.

Pasditen e sotme nderkohe jane bere edhe peshimet dhe tashme gjithçka eshte gati per te zbritur ne ring. Perballe shkodranit te njohur do te jete kolumbiani Juan Camilo Novoa i cili ka fituar 31 ndeshje nga te cilet 28 me nokaut, nderkohe qe ka humbur 10 ndeshje.

Ndeshja e neserme do te jete e vlefshme per nje titull boteror. Pasi ka fituar pak dite me pare titullin e Federates UBO kur fitoi ndaj namibianit Vikapita Meroro, tashme do te synoje nje titull edhe me te rendesishem.

Behet fjale per ate te Federates UBF i cili eshte nje titull me i rendesishem boteror dhe qe njihet nga te gjithe. Nje gje e tille eshte bere e mundur pikerisht ndaj promotorit te boksierit shkodran, pikerisht Briget Seitaj. Ai ka udhetuar enkas nga Amerika ku jeton per ne Mal te Zi, per t’iu gjendur prane boksierit Nelson Hysa ne kete ndeshje te rendesishme.

Forma sportive e tij eshte shume e mire dhe si rrjedhoje padyshim qe pritet nje tjeter sukses i Hyses, per te cilin do te jete fitorja e tete ne po kaq ndeshje te tij. Kujtojme qe ai renditet ne vendin e 153-te ne ranglisten boterore dhe ne rast fitoreje neser ndaj Juan Camilo Novoa, padyshim qe do te ngjitet edhe disa vende te tjera ne kete renditje.

Nderkohe boksieri tjeter shkodran Armando Grishaj do te ndeshet me boksierin nga Bosnje- Hercegovina Aleksandar Kuvac. Grishaj ka zhvilluar dy ndeshje deri tani te cilat i ka fituar dhe te shtunen do te kerkoje fitoren e trete ne boksin profesionist.
Gjergj KOLA