Vllaznia e volejbollit te femrave ka provuar te beje diçka me teper sot ne gjysmefinalen e pare ndaj Skenderbeut, por nuk ia ka dale teksa ka humbur me shifrat 0-3. Duhet thene se vetem ne setin e trete, shkodranet treguan vlera dhe rivalizuan si te barabarta me korçaret.

Megjithate siç kemi bere te ditur, objektivi i Vllaznise per kete sezon eshte arritur dhe ajo çka eshte me e rendesishmja, drejtuesit e ekipit kane nisur te bejne planet per sezonin e ardhshem. Trajnerja Nora Deda ne nje bisede me gazetarin Tonin Frroku pas ndeshjes se sotme ne Korçe, ka zbuluar edhe diçka nga synimet e tyre.

“Kete sezon e kemi arritur objektivin tone, por nderkohe kemi paraqitur ne Bashki nje projekt per sezonin e ri dhe shpresoj qe ta realizojme. Ekipet rivale kane bere shume blerje me lojtare te huaja dhe ne duhet te pershtatemi me kete menyre dhe te bejme levizjet tona.

Nderkohe Lojtaret shkodrane qe luajne per ekipet e tjera do te ishte e udhes ta mendonin mire, qe te ktheheshin ne vendlindje dhe te lkontribuonin aty sepse aty i duan me shume. Ne jemi ne biseda e siper me disa lojtare shqiptare dhe te huaja sepse kemi filluar te mendojme per sezonin e ardhshem.

Synimet jane qe per fazen e pare te mos bejme shume blerje, vetem nje ose dy, por gjithsesi nuk e kemi vendosur akoma. Une kam marre nje pergjegjesi shume te madhe mbi shpine, por fale edhe mbeshtetjes se Bashkise dhe pse te mos them edhe te profesionalizmit tim dhe te kolegut tim, mendojme qe Vllaznine ta bejme ekip elitar”- eshte shprehur trajnerja Deda./www.shkodrasport.com/