Vllaznia per te dyten jave ka arritur te fitoje ndaj nje tjeter kundershtari si Pogradeci, por edhe kete here ashtu si ndaj Barletit, suksesi ka ardhur me rezultatin 3-2. Çka do te thote se nga 6 piket e mundshme, ajo ka arritur te marre 4 dhe si rrjedhoje ndodhet ne vendin e peste tashme dhe jo ne te katertin siç pretendonte.

Nderkohe trajnerja Nora Deda duke folur per mediat pas ndeshjes me Pogradecin eshte shprehur se ka mbetur e kenaqur vetem nga fitorja, por jo nga loja qe ekipi i tij zhvilloi ne fushen e lojes.

“Jam shume e kenaqur per fitoren, por jo per lojen. Pavaresisht se u munduam te luajme si te barabarte, ne fakt kemi gabuar shume ne sherbime dhe ne mbrojtje.

Po punojme fort ne stervitje, po lidhemi per dite e me shume. Megjithate fitorja ndaj Pogradecit nuk na çoi akoma ne vendin e katert dhe prandaj do te mundohemi te korigjojme gabimet tona gjate rruges dhe te tregojme me shume potence si ekip.

Ndeshjen e rradhes do ta luajme ndaj Partizanit ne Tirane. Kuptohet qe eshte nje ndeshje shume e veshtire, por ne ne ndeshje te veshtira luajme me mire. Ndersa kur kundershtari na duket i barabarte, atehere bejme me shume gabime”- eshte shprehur trajnerja Deda./SHKODRA-SPORT.COM/