Atletiko Mineiro ka arritur të fitojë titullin kampion pas 50 vitesh. Skuadra e njohur braziliane ka triumfuar mbrëmjen e djeshme në transfertë me rezultatin 2-3 ndaj Bahias, duke u shpallur kampion pas 50 vitesh pritje.
Një fitore me përmbysje kjo për bardhezinjtë teksa Hulk ka realizuar me penallti dhe 2 gola të Kenos, në minutat 73′, 74′ dhe 78′.
Menjëherë pas sigurimit të titullit kampion, tifozët kanë vërshuar drejt sheshit për të festuar për skuadrën e tyre të zemrës.
Nje gezim i ligjshem kur ke parasysh se tifozet e kesaj skuadre kane pritur nje gjysemshekulli per nje titull kampion. Dhe per rrjedhoje, festa e tyre eshte e ligjshme.