Dje rezultoi i pafat dhe nje gabim i vogel i bere ne prekjen e korsise tjeter, ka bere qe gjyqtaria t’i mohonte jo vetem rekordin e ri kombetar por edhe medaljen e arte ne Kampionatin Ballkanik te zhvilluar ne Stamboll te Turqise.

E kemi fjalen per atletin e Vllaznise Franko Burraj qe dje arriti kohen 47’04” duke vendosur rekord te ri nga rekordi i meparshem 47’64” qe ka qene rekordi i meparshem.

Por nderkohe sot, po ne Stamboll eshte zhvilluar Mitingun Ndërkombëtar i Atletikës në Salla të Mbyllura “Kupa e Stambollit 2020″ dhe Burraj ka bere nje paraqitje edhe me te mire duke zene serish vendin e pare dhe merituar medaljen e arte, madje edhe me nje rezultat me te mire se dje.

Koha e vendosur sot nga atleti shkodran ka qene 46’83” dhe ky eshte rekord i ri kombetar ne salla te mbyllura per kete sportist dhe per atletiken shqiptare.