Vioresin Sinani është padyshim një nga lojtarët që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për skuadrën e Vllaznisë. Ish-lojtari shkodran ka qenë sulmuesi më me shumë gola në historinë e ekipit kuqeblu, por edhe në kampionatin shqiptar.

Së fundmi, ai i është bashkuar Vllaznisë në stafin teknik për të dhënë kontributin e tij në pankinë. Kësisoj ka udhëtuar drejt Austrisë me ekipin. Por, fusha e blertë duket se e josh për të bërë atë që e bënte më mirë dikur, shënimin e golave.

Pavaresisht se vitet kalojne, klasi i Sinanit vazhdon te shfaqet herepashere edhe ne stervitje me menyren si e xhonglon topin apo dhe nje veprim qe ka bere pas stervitjes se sotme.

Ne nje video te postuar nga vete klubit shkodran, ai shfaqet duke goditur një penallti dhe për portierin Zogoviç mundi është i kotë, pasi ish-sulmuesi tund rrjetën. Për më shumë iu ftojmë të shihni videon e mëposhtme.

https://youtube.com/shorts/4oL6VQdvqk4