Aktivizimi si titullar ne ndeshjet e ketij sezoni me ekipin e tij Mainz 05 ne Bundesligen gjermane per Brajan Gruden, eshte shoqeruar diten e sotme edhe me golin e tij te pare ne kete kampionat.
Ne ndeshjen e mbremjes se sotme ndaj Borusia Munhengladbach, pikerisht ne minuten e 24-te kur rezultati ishte 1-0 ne favor te ekipit kundershtar, ka ardhur nje goditje kendi per Mainz dhe topi eshte pasuar tek Brajan Gruda qe me nje “predhe” nga jashte zone me te majten e tij e ka derguar topin ne trekendesh.
Padyshim ky nje moment i lumtur per 19 vjeçarin shkodran qe do te mbetet gjate ne kujtese si goli i tij i pare ne Bundesligen gjermane, por kuptohet qe eshte vetem fillimi sepse me talentin qe ai zoteron me shume mundesi do te shenoje edhe shume gola te tjere.
Takimi eshte mbyllur ne barazim 2-2 megjithate e rendesishme eshte qe Gruda e gjeti rrugen e rrjetes. Kujtojme qe futbollisti shkodran eshte edhe pjese e kombetares U21 te Gjermanise.
Gjergj KOLA