Vllaznia e trajneri Sedloski, arriti të kapte “trenin” e fundit të Europës, pas triumfit 1-2 të arritur në Ballsh ndaj Bylisit, duke u pozicionuar në vendin e katërt në renditje.

Pavarësisht se në fillim të sezonit, objektivat e shkodranëve ishin madhore, në fund duket se kuqeblutë u ngushëlluan me pjesëmarrjen në Europë.

Ky është viti i tretë radhazi, që me në krye presidentin Alban Xhaferri, Vllaznia siguron pjesëmarrjen në Europë. Në fund të duelit me Bylisin, një festë elektrizuese shpërtheu në dhomat e zhveshjes. Për më tepër shikoni videon: