Vllaznia e volejbollit te femrave ka pesuar humbjen e rradhes ne kampionat, teksa eshte mundur me rezultatin 0-3 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj ekipit te Partizanit, ne nje ndeshje qe nuk ka patur shume histori.
Ekipi shkodran i perbere me vajza te reja, sot ka patur edhe nje mungese te rendesishme, ate te pasueses Beci dhe si rrjedhoje ne kete pozicion eshte adaptuar nje tjeter lojtare, Erkoçi. Kjo padyshim qe pati ndikimin e vet ne lojen e vajzave kuqeblu.
Ne setin e pare, ato kane bere shume pak ndaj Partizanit pretendent per titullin dhe si rrjedhoje kane arritur te shenojne vetem 14 pike perballe 25 te ekipit kundershtar. Ne te dyten bejne diçka me shume dhe arrijne te shenojne 17 te tilla, por pa bere asgje me teper ndaj Partianit.
Nderkohe edhe ne setin e katert Partizani dominon por ne fund leshon disi ne loje dhe nga kjo perfitojne volejbollistet e Vllaznise qe arrijne te shenojne deri ne 20 pike, por vetem kaq sepse miket do te fitonin edhe kete set dhe krejt ndeshjen me rezultatin e paster 3-0.
Pas javes se 8-te te kampionatit, Vllaznia ka arritur te grumbulloje 12 pike duke u renditur ne vendin e katert. Padyshim qe ky do te jete objektivi i saj deri ne fund te kampionatit sepse per te pretenduar me shume kuptohet qe nuk jane mundesite me perberjen qe aktualisht ky ekip ka./SHKODRA-SPORT.COM/