Ndryshe nga ekipi i meshkujve, ai i femrave te volejbollit te Vllaznise e ka nisur me humbje serine e ndeshjeve te Kupes se Shqiperise. Pasditen e sotme ai ka humbur me rezultatin 0-3 ndaj Tiranes ne ndeshjen e luajtur ne sallen sportive “Fahrije Hoti” te kryeqytetit.

Vajzat kuqeblu kane mundur te bejne shume pak ndaj nje kundershtari te tille. Ne setin e pare kane arritur te shenojne vetem 16 pike perballe 25 te Tiranes, ndersa ne te dyten kane korigjuar diçka por serish larg pritshmerive dhe si rrjedhoje e kane humbur 18-25.

Nderkohe ne te tretin volejbollistet e Vllaznise jane te dorezuara dhe shenojne vetem 12 pike sepse kane hequr dore nga te gjithe pretendimet e tyre dhe kesisoj e humbin kete takim me rezultatin e paster 3-0.

Vllaznia e femrave ndodhet ne grupin B te Kupes se Shqiperise sebashku me Partizanin dhe Teuten dhe sigurisht qe ka shume pak shanse per te pretenduar kalimin ne gjysmefinalen e ketij kompeticioni./SHKODRA-SPORT.COM/