Vllaznia e basketbollit te femrave ka shperdoruar nje mundesi te arte per ta nisur me fitore kampionatin. Ne ndeshjen e pare te tij, ate ndaj Partizanit te luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, eshte dashur qe perveç kohes se rregullt, te luhen edhe dy shtesa dhe ne fund kane qene basketbollistet e Partizanit qe kane fituar 88-86.
Ne fakt, shkodranet e kane patur mundesine dy here ta mbyllin takimin ne anen e tyre. Koha e rregullt eshte mbyllur ne shifrat 67-67, por ne sekondat e fundit te saj ka qene Vllaznia e cila ishte ne avantazh por nuk arriti dot ta administronte deri ne fund.
Si rrjedhoje eshte dashur qe te luhet shtesa e pare per te percaktuar ekipin fitues. Nje shtese kjo qe nisi mire dhe me kalimin e minutave fale nje trepikeshi te Rreshpjes dhe tre pikeve te tjera te Dashjes, Vllaznia shkeputet deri ne 6 pike dhe duket se do ta fitoje ndeshje, por ne fund gabon serish dhe per kete arsye, rezultati do te barazohej perseri 78-78.
Ne kete menyre, basketbollistet e te dy ekipeve i jane rikthyer serish fushes per te luajtur edhe shtesen e dyte 5 minuteshe. Por kete here, fillimisht eshte Rreshpja qe largohet nga fusha me 5 personale dhe me pas edhe Dashja. Kjo padyshim qe ndikon ne lojen e ekipit shkodran dhe ne fund Partizani e ka shfryetezuar duke udhehequr deri ne fund dhe duke fituar 88-86.
Per trajnerin Gjeçaj ishte mekat kjo humbje sepse ndaj nje ekipi pretendent si Partizani, Vllaznia beri nje ndeshje shume te mire dhe per kete arsye, ai ka falenderuar te gjitha vajzat per paraqitjen ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/