Vllaznia e femrave ka mbyllur pasditen e sotme pergatitjet ne Shkoder dhe mengjesin e neserm do te niset drejt Anglise ku mbremjen e se merkures do te luaje ndehsjen e rradhes te vlefshme per grupin A te Liges se Kampioneve te Europes ndaj Çelsit vendas.

Ajo ka zhvilluar seancen e rradhes ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe ne rradhet e futbollisteve eshte verejtur entuziasem per nje tjeter paraqitje dinjitoze edhe ndaj ketij kundershtari ashtu si dhe ndaj Real Madridit.

Stafi teknik ka punuar me shume ne aspektin taktik sepse kuptohet qe vetem duke zbatuar ashtu si duhet keto detyra mund te perballohet Çelsi, nje skuader kjo e nje niveli shume te lart. Nderkohe mesohet se ekipi do te lere Shkodren neser ne oren 02.30 te mengjesit per te marre rrugen drejt Rinasit, aty ku marrin avionin ne oren 06.00 drejt Londres.

Nderkohe trajneri Leka dhe nje nga futbollistet e Vllaznise do te jene ne oren 18.30 (me oren angleze) perballe gazetareve ne konference per shtyp ndersa ne oren 19.00 do te zhvillohet stervitja e fundit ne stadiumin “Kingsmeadow”, nderkohe qe ndeshja siç dihet do te luhet ne oren 20.00 (me oren e Anglise) dhe ne oren 21.00 (me oren e Shqiperise), te merkuren.

Kujtojme qe kjo eshte ndeshja e dyte per kampionen e Shqiperise ne fazen e grupeve te “UEFA Women’s Champions League” dhe misioni i saj per te marre pike duket shume i veshtire sepse perballe ka emra te medhenj te futbollit europian./SHKODRA-SPORT.COM/