Eshte pjese e rendesishme e Vllaznia U17 dhe po ashtu edhe e kombetares se kesaj grupmoshe. Xhoel Hajdari eshte i lumtur me ate çka ka arritur deri tani, megjithate ka shume gjera per te arritur ne te ardhmen dhe ambicjet per kete nuk i mungojne.
Diten e djeshme ai eshte shpallur kampion me kuqeblute dhe ne kete ndeshje te fundit te kampionatit, ka kontribuar edhe me nje gol te tij. Nderkohe pas varjes se medaljes te kampionatit ne qafe, Hajdari per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur ne kete menyre:
“Ishte një emocion i madh sidomos edhe duke shënuar një gol në këtë ndeshje të fundit të kampionatit ku dhe do të kurorëzoheshim me titullin kampion. Rëndësi ka që çuam kupën sepse goli është një kënaqësi më shumë në aspektin personal.
Kam shënuar disa herë gjatë këtij sezoni dhe padyshim ajo çfarë synoj tek vetja ime është të bëj sa më shumë performanca të mira në fushën e lojës.
Që në moshë të vogël jam mësuar me trofe sepse kam fituar disa të tilla dhe dëshira dhe ëndrra ime është që e gjithë jeta të më shkojë me tituj kampionë.
Jam edhe pjesë e ekipeve kombëtare të moshave dhe natyrisht që dëshira është që në të ardhmen të veshë edhe fanellën e kombëtares A, ashtu siç më duhet fillimisht të punoj fort për të veshur fillimisht fanellën kuqeblu të ekipit të parë të Vllaznisë”./SHKODRA-SPORT.COM/