Te premten e kaluar ne Tirane u zhvillua nje aktivitet shume i rendesishem i boksit profesionist, ku moren pjese edhe 4 boksiere shkodrane dhe madje njeri prej tyre, Nelson Hysa ishte ne ring per te fituar gjerdanin e arte te Federates UBO.
Kjo ishte ndeshja me e rendesishme e kesaj mbremje dhe “qershia mbi torte” padyshim ka qene momenti i fitores se Hyses. Per t’ia dorezuar gjerdanin ne ring eshte ngjitur kryetari i Bashkise Tirane Erjon Veliaj, si njeri prej organizatoreve te ketij aktiviteti.
Shumekush ne Shkoder ne fakt e ka keqkuptuar nje gje te tille duke thene se Veliajt nuk i takonte kjo gje, por eshte trajneri i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare Zef Gjoni qe zbulon te verteten dhe zhgenjimin qe ka me kryetarin e Bashkise Shkoder Bardh Spahia.
“Kam patur jo pak debat me organizatoret e ketij aktiviteti te cilet ne rast fitoreje te Nelsonit, deshironin qe gjerdanin t’ia dorezonte kryetari i Bashkise Tirane Veliaj. I kam kundershtuar fort duke u thene se boksieri ishte shkodran, ishte i Vllaznise dhe i takonte kryetarit te Bashkise Shkoder Bardh Spahia per ta dorezuar titullin.
Komunikova vete me kryetarin dhe ma konfirmoi pjesmarrjen ne kete aktivitet. Por per çudi ai jo vetem nuk erdhi, por nuk kam marre asnje njoftim per arsyet pse nuk ishte i pranishem. Jam shume i zhgenjyer dhe me ka mbetur shume hatri prej tij sepse kam debatuar shume vetem e vetem qe ai ta dorezonte kete titull.
Megjithate rrugen qe kemi nisur do ta vazhdojme. Une s’e kam me problem, do te mundohem te gjej sponsore dhe sponsoret nuk kane ngjyre. Kush deshiron t’i ndihmoje keta djem qe po sakrifikojne duke u marre me sport, rrine ketu dhe nuk ikin, duhet te kene mbeshtetje”.
Gjergj KOLA
Te plote prononcimin e trajnerit Zef Gjoni mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: