Allegri po, Allegri jo. Prej javësh është hapur debati për vazhdimin e martesës mes Juventusit dhe trajnerit edhe sezonin e ardhshëm.Çdo skenar është i hapur për Allegrin, i cili ka një kontratë ekzistuese edhe për një vit dhe një pagë mbi 7 milionë euro në sezon.

Te bardhezinjtë ka dyshime në lidhje me pozicionin e trajnerit për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që as trajneri nga Livorno nuk i ka zgjidhur rezervat për të qëndruar apo jo në krye të ‘Zonjës së Vjetër’.

Skuadra po kalon një moment të vështirë, më të komplikuarin e sezonit dhe kjo sigurisht që ka ngjallur kritika për mundësinë e largimit të Allegrit nga stoli i Juventusit.

Trajneri, megjithatë, nuk dorëzohet dhe dëshiron të vlerësojë me kujdes situatën, edhe në dritën e perspektivës për të ardhmen dhe konkurrencën e Juventusit.

Drejtuesit padyshim që do të bëjë të gjitha vlerësimet e nevojshme dhe tashmë po heton profile të tjera (Thiago Motta në radhë të parë) nëse do të kishte një ndarje me Allegrin.

Natyrisht, është thelbësore që Juventusi të mbyllë sa më shpejt diskutimin për hyrjen në Champions League të ardhshëm, si dhe të përpiqet të fitojë duelin me Milanin për vendin e dytë pas Interit, që vlen edhe për kualifikimin në Final Four të Superkupës së Italisë.

Për më tepër, klubi i Juventusit nuk ka fituar për tre sezone dhe një triumf i mundshëm në Kupën e Italisë sigurisht që do të ishte një kartë më shumë për Allegrin për të luajtur në tavolinën e rikonfirmimit.

Së fundi, përveç Champions League, edhe kualifikimi në Botërorin e Klubeve 2025 do të jetë gjithashtu thelbësor për ndërtimin e skuadrës në merkato.

Dy kompeticionet do të sillnin menjëherë 80 milionë euro në arkën e ‘Zonjës së Vjetër’ dhe padyshim një diferencë më të madhe për të vepruar në merkaton e verës./telesport/