Vllaznia nuk ka te madh vetem emrin dhe historine. Kjo skuader dhe ky klub dallohet per shume gjera, mbi te gjitha per tifozet e saj te mrekullueshem te cilet jane te veçante dhe e mbeshtesin fuqishem ate.

“Shkodra Sport” qe dje ka hapur nje rubrike te veçante me titull “Flasin tifozet”, duke marre mendimin e disa prej tyre ne lidhje me sezonin e kaluar dhe me pritshmerite per sezonin e ri.

Personazhi i rradhës që kemi përzgjedhur për t’i marrë një mendim, është Ergys Osja, i cili eshte njekohesisht pjestar i grupimit “Power 12”. Në prononcimin e tij për “Shkodra Sport” dhene gazetarit Andi Gjurgjej, ai është shprehur ne kete menyre:

“Sezoni qe u mbyll ishte me te vertet i mahnitshem. Te pakten me sa mbaj mend une futbollin me Shqiperi nuk kishte ndodhur ndonjehere qe 4 skuadra te ishin ne lufte per titullin kampion deri ne javen e fundit.

Persa i perket Vllaznise beri nje sezon te mrekullueshem. Pati ulje-ngritjet e veta por cdo skuader i kalon ato. Besoj se ishte e vetmja skuader qe nuk beri aleanca me askend. Skuadra zhvilloi nje loje shume te bukur, mbi te gjitha sulmuese ashtu sic tifozat shkodrane e deshirojne.

Kishim nje grup lojtaresh mesatar. Nje trajner te mrekullueshem i cili arriti te i marre ketij grupi lojtaresh maksimumin e tyre. Ta permbledh shkurt, Vllaznia kishte lojen me te bukur nga te gjitha skuadrat e tjera te Superliges.

Besoj merita u shkon drejtuesve te rinj qe ishin kete sezon. Donatorit Alban Xhaferi si dhe drejtorit teknik Matko Djarmati. Per here te pare pas kaq vitesh qe Vllaznia eshte ne administrimin e Bashkise u duk sikur skuadra me ne fund kishte nje zot shtepie.

Pritshmerite per sezonin e ardhshem jane me te vertete te medha. Kete sezon e mbyllem me nje kupe, por sezonin e ardhshem shpresoj te jemi kampion. Kam besim se do behet nje merkato e kujdesshme dhe do afrohen lojtar me “peshe” qe do bejne diferencen ne kampionatin tone. Sezoni i ri uroj te na gjeje me nje president sepse u lodhem me gjithe keto zvarritje boshe.

Ne momentin qe do kemi nje president atehere gjithcka do normalizohet dhe te pakten do jemi pretendent per titullin kampion cdo vit.”