Sulmuesi shkodran Sabah Kerjota do te jete futbollisti me i ri i ekipit Vigor Senigallia qe merr pjese ne Seria D te futbollit italian. Ai eshte prezantuar pak dite me pare nga drejtuesit e kesaj skuadre duke e konsideruar ate nje blerje te rendesishme per objektivat e tyre ne sezonin e ri.

Ish- lojtari i Akademise Vllaznia ka disa vite qe ndodhet ne shtetin fqinj duke u munduar te depertoje ku vetem ne pak raste i eshte dhene mundesia te tregoje vlerat e tij te verteta dhe ai shpreson qe tashme te kete nisur nje rruge te mbare.

Ka lindur ne Shkoder me 14 gusht 2001 dhe ka qene i angazhuar me Akademine Vllaznia, para se te tansferohej ne Itali. Ka arritur te luaje me moshat e “Umbrian Promotion” ne 22 ndeshje dhe me pas kalon tek Clitunno. Pikerisht me kete skuader dy vjet me pare ai fitoi vemendjen e drejtuesve te Parmes dhe akordi ka qene shume prane, por periudha e covid-19 prishi gjithçka.

Dhe per Kerjoten veshtiresite u rikthyen megjithate ai ka vendosur t’ia nise serish nga fillimi. Ne sezonin e kaluar, ai ka luajtur ne “Eccellenza” me ekipin Montefano me te cilin luajti ne 22 ndeshje dhe shenoi 5 gola. Pikerisht keto paraqitjet e mira me kete skuader, kane bere qe drejtuesit e Vigor Senigallia te hedhin syte drejt tij dhe tashme ata jane te lumtur qe do ta kene pjese te tyre ne sezonin e ardhshem ku do te konkurrojne ne Seria D.

Kuptohet qe vetem per momentin do jete ky stacion per sulmuesin anesor nga Shkodra sepse fale talentit qe ai zoteron, me shume mundesi do ta shohim shpejt ne kategorine me te larta te futbollit italian.

Drejtuesit e Vigor Senigallia duken te lumtur qe do ta kene pjese te tyre nje lojtar me te tilla tipare loje dhe po ashtu mendojne se i kane bere nje dhurate te çmuar trajnerit Senigallia duke patur pretendime te medha ne sezonin qe do te nise se shpejti./SHKODRA-SPORT.COM/