Vetem 20 vjeç, por nga java ne jave po shfaqet gjithnje e me shume protagonist per ekipin e Beselidhjes. E kemi fjalen per sulmuesin Rigers Musaraj i cili edhe sot shenoi nje gol shume te rendesishem qe i dha fitoren skuadres se tij ne ndeshjen e shtyre ndaj Terbunit.
Vete Musaraj duke folur per gazeten “Shkodra Sport” pas kesaj ndeshje eshte shprehur ne kete menyre: “Jam shume i kenaqur sepse me kete gol i dhashe fitoren ekipit tim. Trajneri Smajli me ka dhene besim dhe kjo padyshim qe me ka ndihmuar shume per te ecur perpara.
Po i marrim ndeshjet nje e nga nje dhe besoj se jemi ne rrugen e duhur per arritjen e objektivit tone, ngjitjen ne kategorine e pare. Megjithate nuk duhet te shkojme larg, por te mendojme vetem per ndeshjen e rradhes”.
Musaraj ka dale nga Akademia Vllaznia dhe sigurisht qe endrra dhe synimi i tij eshte te rikthehet dhe te luaje per ekipin e pare te Vllaznise. Nje gje te tille e thote edhe ne prononcimin e tij kur shprehet:
“Sigurisht qe shpresoj te kthehem nje dite te Vllaznia. Kjo eshte endrra e çdo sportisti shkodran, te luaje per Vllaznine dhe do te punoj fort per ta arritur kete gje”./SHKODRA-SPORT.COM/