Një dygolësh i Bruno Fernandes i dhuroi Portugalisë fitoren 2-0 kundër Maqedonisë së Veriut dhe kualifikimin në Botëorin e Katarit, që do të zhvillohet këtë vit në dimër, si kurrë më parë.

Cristiano Ronaldo luajti takimin numër 186 me kombëtaren (115 gola), teksa dhuroi asistin e golit të parë. 37-vjeçari do të luajë për herë të pestë në një Kupë Bote.

Ylli i Manchester United ka bërë dy postime në rrjetet sociale, aty ku shkruan: “Objektivi u arrit, u kualifikuam në Botërorin e Katarit, jemi në vendin që meritojmë.

Faleminderit të gjithë portugezëve për mbështetjen e tyre të palodhur. Forca Portugalia”. Ndërkohë, te postimi i dytë CR7 mjaftohet me fjalët: “Vitet kalojnë, por qëllimet mbeten gjithmonë të njëjta”.