Liverpooli dhe Tottenhami arritën të kualifikoheshin mbrëmë për në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve duke kompletuar finalen e parë angleze në një kompeticion të rëndësishëm europian.
Por ai nuk do të jetë çifti i vetëm. Çelsi dhe Arsenali do të diskutojnë edhe finalen e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian të futbollit, Europa League.
Ata e kanë fituar këtë të drejtë pas ndeshjeve të kthimit gjysmëfinale që u zhvilluan mbrëmjen e sotme. Arsenali shkonte në Spanjë me avantazhin 3-1 të ndeshjes së parë dhe madje ka fituar edhe në ndeshjen e kthimit, këtë herë me shifrat 4-2 ku Aubameyang është protagonisti kryesor me tregolëshin e tij.
Nga ana tjetër, Çelsi vetem pas gjuajtjes se 11 metershave eshte kualifikuar per ne finale.
Në këtë mënyrë viti 2019 me plot gojën mund të quhet viti i anglezëve. Jo më kot Premier League konsiderohet kampionati më i fortë në botë aktualisht dhe për rrjedhojë kjo po demostrohet edhe në paraqitjet e ekipeve të saj në Kupat e Europës.