Një lajm “bomb” ka ardhur nga “Daily Mirror”, e cila shprehet se PSG ka gati një plan për t’i lënë Mançester Junajtid trajnerin e tyre, Poçetino, vetëm nëse marrin si këmbim portugezin Ronaldo.

PSG është gati të transferojë Kristiano Ronaldon, i cilin është shprehur se do të largohet nga Anglia, nëse ekipi i tij nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Mauricio Poçetino, nuk po jep atë që pritej në Francë dhe kështu po kërkohet nga Mançester Junajtid.

Ky transferim mund t’i gëzonte të dyja palët, pasi dhe në Mançester, Ronaldo nuk shihet më si ai i dikurshmi, por vetëm si një lojtar që ka prishur ekipin.