Granit Xhaka nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme të Arsenalit ndaj Liverpulit. Një takim ky i vlefshëm për 1/8 e Kupës.
Kjo është masa e parë që ka marrë trajneri Unai Emeri ndaj futbollistit, i cili në ndeshjen e fundit të topçinjve u kontestua nga tifozët e Arsenalit.
Megjithatë, Xhaka nuk e la me aq dhe ia ktheu mbrapsht kontestimin, duke përdorur edhe fjalë të pahijshme në drejtim të tyre. Imazhe këto të cilat kanë bërë xhiron e mediave në Angli, por jo vetëm, ndërsa tashmë është vendosur në dyshim edhe shiriti i kapitenit.
Për momentin, tekniku Emeri nuk ndërmarrë veprim tjetër përveç se ta lejë jashtë skuadre për ndeshjen e nesërme, ndërsa për punën e shiritit, mund të merret një mendim i përbashkët me futbollistët e Arsenal.