Vllaznia do të luajë kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të të Superligës.

Takimi që do të zhvillohet në Shkodër do të jetë edhe sfida që pritet të dhurojë emocione të shumta, me dy ekipet që kanë objektiva të kundërta, por i bashkon më shumë se kurrë, dëshira për të fituar dhe për të vijuar ecurinë pozitive të javëve të fundit.

Te Vllaznia, përballja ndaj Partizanit është vlerësuar maksimalisht, jo vetëm në aspektin e përgatitjes në terrenin sportiv, por edhe në përgatitjen psikologjike.

Trajneri i kuqebluve, Ernest Gjoka ka mbledhur lojtarët dhe stafin e tij në një tavolinë të rrumbullakët për të diskutuar për ndeshjen ndaj Partizanit.

Po, në një tavolinë të rrumbullakët, e cila mund të simbolizojë pikërisht faktin se në këtë moment, te Vllaznia të gjithë duhet të jenë bashkë dhe të barabartë për të arritur qëllimin; mbijetesën në Superligë./Vipsport.al/