Beselidhja ne basketboll per meshkuj fiton trofeun e pare sezonal, ate me te “voglin”, te Kupes se Federates Shqiptare te Basketbollit. Lezhjanet kane mundur ne finalen e ketij kompeticioni ekipin e Tiranes me rezultatin 100-86.

Ndeshja eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Goga” dhe eshte dominuar nga djemte e drejtuar nga trajneri shkodran Afrim Bilali. Diferenca ne fakt eshte bere vetem ne perioden e fundit te kesaj perballjeje.

E para eshte mbyllur me avantazhin 30-27 ne favor te Beselidhjes, nderkohe qe Tirana e ka fituar te dyten 20-19 dhe ne kete menyre dy ekipet kane shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje avantazh prej dy pikesh ne favor te lezhjaneve.

Me rivalitet edhe perioda e trete qe fitohet serish nga bardheblute 25-24 dhe ne kete menyre 10 minutat e fundit te ndeshjes kane nisur me nje diference prej vetem 1 pike ne favor te Beselidhjes. Ne perioden e fundit eshte ajo qe dominon ne te gjitha drejtimet duke fituar 27-14 dhe kesisoj krejt ndeshjen me shifrat 100-86.

Pikeshenuesi me i mire i ndeshjes ka qene Julian Hamati me 25 pike qe luajti nje rol te rendesishem ne fitoren e kesaj ndeshje nga Beselidhja e pas tij vijne Eldi Hysa me 21 pike, Philbert Walton Weekes me 16 pike, Elvis Beqo me 15 pike te shenuara, Blake Charles Marquardt 14 pike e keshtu me rradhe.

Beselidhja fiton trofeun e pare sezonal, por kuptohet qe synimi i saj kryesor eshte fitimi i titullit kampion i Shqiperise dhe ai i Kupes se Republikes./SHKODRA-SPORT.COM/