Uheid Hoxha është lojtari i Besës. Konfirmohet lajmi i Newsport.al që ditën e djeshme raportoi se mesfushori shkodran do të firmoste me skuadrën kavajse. Hoxha është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit dhe ka firmosur kontratën e tij.
Mesfushori vjen si një përforcim me vlera për skuadrën e Besës që sezonin e ri do të synojë Superligën. Hoxha ka qenë pjesë e akademisë së Vllaznisë dhe tashmë do të luajë në Kategorinë e Parë.
Padyshim që largimi I këtij lojtari nuk është një lajm I mirë për kuqeblutë sepse kemi të bëjmë me një elementët më të spikatur të ekipit të të rinjve, por duket se ai nuk do të jetë I vetmi që do të largohet. Përveç tij, janë edhe 2-3 lojtarë të tjerë të këtij ekipi që kanë marrë oferta dhe po negociojnë me ekipe të tjera brenda dhe jashtë vendit.
Kjo kuptohet që nuk është diçka e mirë për Vllazninë e cila ka nevojë për lojtarë por nga ana tjetër, lejon të rinjtë më të talentuar t’I largohen. Gjithsesi duhet pritur edhe pak ditë për të parë vërtetë se cilat janë planet e drejtuesve të saj për ndërtimin e skuadrës me të cilën do të përfaqësohen sezonin e ardhshëm në Superligë.
Siç eshte thene ne deklaraten e sotme te drejtorit Firat, Vllaznia deri ne fund te qershorit do te jete e formatuar plotesisht dhe mbetet per t’u pare se cilet do te jene emrat te cilet do te jene pjese e saj.